Wednesday , 1 April 2020

BANORET E LAÇIT SFIDOJNE FRIKEN DHE AUTORITETET

Dhjetra familje në Laç vijojnë të qëndrojne në pallatet e shpallur të pabanueshem si pasoje e dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Pavarësisht shenjave të kuqe dhe njoftimeve për rrezikshmerinë e këtyre objekteve qytetaret thonë se janë të detyruar të sfidojnë friken, pasi autoritetet nuk ju kanë gjetur vendstrehim.

Ata kërkojnë që të bëhët sa më parë vlersimi përfundimtar i këtyre pallateve dhe të vendoset se çfarë do bëhet me to.

Në qytetin e Laçit janë shpallur të pabanueshem 60 pallate, por vetem 7 prej tyre kanë nisur të shemben, pasi për të tjeret ende nuk është dhënë vlersimi përfundimtar nga ekspertet. Ndërkohë Bashkia e Kurbinit ju ka kërkuar banoreve të ngelur të pastrehe që të aplikojnë për bonus qiraje.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …