Breaking News

BANORET NE PROTESTE PER UREN E SHEMBUR TE DROJES

Kur kanë kaluar 5 muaj nga shembja e Ures së Drojes në Mamurras, situate mbetet e njëjtë.Pavarësisht premtimit se do do të ndërhyhet shumë shpejt, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ndërtimin e sajë.Përballë indiferentizimit të insitucioneve banoret e fshatrave të Kurbinit kanë dalë në proteste.Ata thonë se mungesa e ures ju ka veshtiresuar jetesen, pasi e vetmja mënyre për të lëvizur është përshkimi i 20 km rrugë.Situata më e vëshire bëhet për fëmijet të cilët për të shkuar në shkollë kalojnë në këmbë uren, duke rrezikuar dhe jeten.Banoret kërcënojnë me bllokim të supetrades Laç Fushë-Krujë, nëse problemi i tyre nuk do të marrë zgjidhje në një kohe të shpejtë.

Protestë së banorëve iu bashkua ehde deputeti i Partisë Demokratike Andon Frrokaj,i cili akuzoi qeverinë për neglizhencën e treguar ndaj kësaj zone dhe investimit në fjalë.

Ura e Drojes u shemb dhjetorin e vitit që lam pas nga prurjet e shumta të lumit, pas amortizimit nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

 

Lexoni dhe kete

NXENESIT E SHKOLLES PROFESIONALE “NDRE MJEDA” BOJKOTOJNE MESIMIN

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë organizuar këtë të enjte …