Wednesday , 17 January 2018

BANORËT-POLICISË: PO GRABITET VILA. JA SI U ZBULUA DROGA NË VELIPOJË

Nje banese dykatëshe në Vilun të Velipojës përdorej nga trafikantët për mbajtjen e 1. 5 ton kanabis.

Ajo është në pronësi të Petrit Vuksanit, i cili prej vitesh jetonte në Itali, ndërsa godinën e kishte lëshuar me qera Sokol Ujkës, i cili u arrestua si pjesë e kësaj organizate. Lëvizjet në këtë banesë, kishin qenë të ccuditshme kohët e fundit për banorët e zonës, të cilët mbrëmjen e së premtes kishin telefonuar në sallën operative, për të denoncuar lëvizjet, që sipas telefonuesit ishte një tentative grabitje e banesës së emigratnit Petrit Vuksani.

Kjo telefonatë ka detyruar policine të veprojnë me shpejtësi për të bërë të munduar sekuestimin e e 1.5 tonëve drogë të llojit kanabis sativa. Ndërhyrja ishte planifikuar në momentin që gomonia do të mbërrinte për tu ngarkuar, në breg, por u përshpejtua për faktin se lëvizjet dhe shqetësimi i banorëve mund të ishte pikasur edhe nga trafikantët dhe mund t’i shpëtonin operacionit të policisë, që kishte disa orë që kishte nisur.

6 shtetasit e arrestuar, të cilët akuzohen si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale kanë mohuar të kenë lidhje me njëri –tjetrin, ndërsa efektivi i Policisë së Kufirit dhe Migracionit tiranë, Prel Enriko Zyle ka kryer punen e garantit si dhe ka shoqëruar furgonin me lëndë narkotike nga Vlora në Velipojë. Gjithashtu është arrestuar nga FNSH-ja ne Lezhe edhe Fatjon Merko i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …