BANORET TE LODHUR DHE IRRITUAR NGA PERMBYTJET

Dëmet në tokat bujqësore në disa prej njësive administrative të zonës së Nënshkodrës vijojnë të jenë të konsiderueshme. Shumë hektarë tokë ndodhen nën pushtetin e ujit dhe për këtë banorët e zonës fajësojnë qeverinë për shkarkimet nga hidrocentralet. Ato thonë se do të largohen nga vendi i tyre, pasi kështu nuk mund të vazhdohet jetesa.

Situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës vijon të jetë e rënduar. Pavarësisht se gjatë së mërkures nuk ka pasur reshje shiu, uji vijon të jetë i pranishëm në këto zona deri në disa cm.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …