Monday , 26 October 2020

BANORI NË LEZHË: KËRKESA KEMI BËRË BOLL, GJË NUK SHOHIM

Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje të shtetit sa i përket rindërtimit të shtëpisë. Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, me shpresën e humbur, thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.

Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ai thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit.

Ndër të tjera, Kola bëri me dije se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t’i zërë brenda.

Lexoni dhe kete

DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ose siç njihet ndryshe dita e të verbërve, …