BARAZIA GJINORE, BASHKIA SHKODËR THYEN LIGJIN!

Bashkia Shkodër vijon të thyejë ligjin, duke mos zbatuar barazinë gjinore. E një gjë e tillë ndodh edhe në prag të ditës ndërkombëtare të gruas. Shqetësimi ngrihet nga organizata “Intelektualët e Rinj Shpresë Shkodër.” Kjo organizatë këtë të hënë zhvilloi një takim me gra të qytetit të Shkodrës dhe u prezantua edhe një letër kërkesë drejtuar kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për të zbatur 30% të punësimit të grave në njësitë administrative, ku nga 10 kryetarë nuk ka asnjë femër drejtuese.

Ndërsa, Donika Selimi, kryetare e shoqatës “Dimension Human”, tha se jemi mbledhur për të tërhequr vëmendjen drejtuesve të qytetit që në të ardhmen të mendojnë më shumë për gratë.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohje për gra të shquara të qytetit të Shkodrës, për kontributin e dhënë ndër vite në këtë qytet.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …