Thursday , 13 August 2020

BARAZIM 1 – 1 NË “DERBIN” ADA – VLLAZNIA B

Në barazim 1-1 është mbyllur “derbi” shkodran i kategorisë së dytë, ai në mes Adës dhe Vllaznisë B, luajtur pasditen e së mërkurës në Velipojë. Një ndeshje që I ka patur Brenda të gjitha, përfshi edhe tensionin mes futbollistëve, polemikat, por edhe kontestimin për arbitrat.

Të parët kanë kaluar në avantazh futbollistët kuqeblu me anë të mesfushorit Klaudio Leka në minutën e 58-të ndërkohë që futbollistët e Adës kanë pretenduar për një 11-metërsh pak minuta më vonë, por të paakorduar nga arbitri. Megjithatë, 5 minuta para fundit ai ka dhënë një tjetër 11-metërsh që në fakt solli kundërshtimin e futbollistëve të Vllaznisë B, por vendimi nuk ka ndryshuar dhe nga pika e bardhë, Rahova ka barazuar shifrat.

Përfundimisht 1-1 dhe të dy ekipet ndajnë nga një pikë, por duket se ky rezultat nuk ka kënaqur asnjërën palë, megjithatë i është përshtatur lojës së zhvilluar e këtë e kanë shprehur edhe trajnerët në prononcimet e tyre.

Kampionati i kategorisë së dytë ka edhe pesë javë për t’u luajtur dhe si Ada ashtu edhe Vllaznia B thjesht do të synojnë ta mbyllin atë, pasi nuk kanë objektiva për t’u ngjitur një kategori më lart.

Lexoni dhe kete

GJERMANO- KROATI BRDARIÇ EMËROHET TRAJNER I VLLAZNISË

Tashmë nuk ka më dilema. Gjermano- kroati Thomas Brdariç është zyrtarisht trajneri i ri i …