Friday , 15 January 2021

BARDHI: OBJEKTIV I PD ËSHTË LARGIMI I QEVERISË RAMA

Nga Vau i Dejës, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se objektiv i pandryshueshëm për opozitën është largimi i qeverisë së Edi Ramës, si mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore, është mundësi reale për ditët në vijim theksoi Bardhi.

Më tej, Bardhi shtoi se jemi drejt finalizimit të propozimeve për reformën zgjedhore, por PS po tenton ta vonojë atë, pasi zbatimi i reformës sipas kushteve të Bundestagut, do të thotë zgjedhje të parakohshme.

Ndër të tjera, Bardhi bëri me dije se PD i ka dhënë mbështetjen e plotë SPAK.

Lexoni dhe kete

MEDIU: TË PËRGATITEMI SI OPOZITË QË TË KEMI PËRGJIGJET E PROBLEMEVE

Këshilli drejtues i grave Republikane, i përbërë nga pedagoge, avokate, biznesmene dhe studente, zhvilluan një …