BASHA: 5 BANDA KRIMINALE KONTROLLOJNE EKONOMINE

Këtë javë Bashkimi Evropian do të japë lajmin që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Kjo pasi, kushti themelor është të ndërtojë një shtet të së drejtës. Kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat. Sipas tij, 5 banda kriminale kontrollojnë gjithë ekonominë, ndërsa biznesi i vogël dhe i mesëm është në kolaps.

Deklaratat e Bashës erdhën pas një reagimi për një shumë prej 3.4 milionë eurosh të kapur pasditën e së dielës në Portin e Durrësit, që sipas kreut të demokratëve i përket një prej bandave më të rrezikshme në vend.

Lexoni dhe kete

“RAMA, XHAFAJ DHE TAHIRI JANE PENGESAT PER ANETARESIMIN NE BE”

Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se Edi …