Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha dėgjoi dhe bashkėbisedoi me drejtues tė strukturave tė Partisė Demokratike nė Pukė. Puka ėshtė njė ndėr zonat qė ka vuajtur mė sė shumti keqqeverisjen e Edi Ramės, mos mbajtjen e premtimeve, papunėsinė nė rritje dhe pėr pasojė emigrimin. Edi Rama nė tre vite, theksoi zoti Basha ėshtė faktuar si njeriu qė e do pushtetin pėr vete dhe njė grup miqsh tė tij, duke u lėnė si alternativė qytetarėve drogėn dhe emigrimin.
Pėr fatin e keq tė Shqipėrisė ėshtė provuar se Edi Rama, ky koalicion qeveritar prej ditės sė parė e deri tani qė po i vjen mbyllja e mandatit ka menduar vetėm pėr veten e vet, vetėm pėr xhepat e vet, vetėm pėr pasurimin e vet, vetėm pėr pushtetin e vet. Sepse njė qeveri qė erdhi me premtimin pėr 300 mijė vende pune dhe ēoi 100 mijė shqiptarė refugjatė; Njė Kryeministėr qė premtoi shėndetėsi falas dhe e futi nė gjendjen mė mesjetare, mė tė zezė, mė tė vobektė, mė tė korruptuar qė ka parė shėndetėsia nė kėto 26 vite; Njė Kryeministėr qė premtoi rend dhe siguri dhe qė shumėfishoi krimin, drogėn, vrasjet, nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė njė punė konkrete qė i vlen qytetarėve, por qė i tregohen me gisht me dhjetėra afera korruptive ėshtė varrmihėse e shpresės.- theksoi Basha.
Nė Pukė ka me qindra hektarė tokė tė mbjellur me kanabis nėn mbrojtjen e policisė dhe pushtetarėve vendorė, theksuan qytetarėt. Nė 17% tė territorit ėshtė 5- fishuar kultivimi i kanabisit nė njė vit. Nga 44.7 hektarė vitin e kaluar nė 213.7 hektarė kėtė vit, theksoi zoti Basha duke shtuar se kjo ėshtė vepėr e Al Kaponeve nė qeveri, nė bashkėpunim tė ngushtė me kartelin e drogės, ėshtė alternativa e Edi Ramės.
Sinkr .
Edi Rama llomotit pėr orė tė tėra por nuk thotė asgjė pėr krimin qė mori pesė jetė njerėzish nė dy ditė ndėrkohė qė ai rrihte gjoksin. Ministrit tė tij i ishte trashur gjuha se iu kapėn 21 tonė drogė. 21 tonė drogė janė akuza me fakte, pėr kriminalizimin qė Edi Rama i ka bėrė shtetit shqiptar. Ėshtė prova se demokratėt, Partia Demokratike po thonin dhe thonė tė vėrtetėn, qė sipėrfaqja e kultivimit ėshtė shumėfishuar dhe shtrihet anembanė Shqipėrisė, si pėrgjigja e zezė, si alternativa e vetme qė Edi Rama u lė fukarenjve qė punojnė si skllevėr sepse pėrfitimet i marrin njė grusht njerėzish.