Sunday , 29 November 2020

BASHA: 90% E SHQIPTARËVE DUAN NDRYSHIMIN

Në një tjetër komunikim për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha, tha se 90% e shqiptarëve duan ndryshimin dhe do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të realizohet.

Sipas Bashës, Edi Rama nuk do ketë mundësi të tallet më me shqiptarët pas 25 prillit, sepse pas kësaj date do nis një ndryshim i vërtetë për të gjithë njerëzit.

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ndërsa vendi po shënon rritje të numrit të viktimave e të të prekurve me covid-19, kryeministri vijon me akuzat ndaj opozitës, për të shmangur sipas tij përgjigjet për kolapsin e shëndetësisë.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …