Wednesday , 17 January 2018

BASHA AKUZA RAMES PER CENSUREN NDAJ MEDIAS

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Kreu i PD-së akuzon Ramën se me blerjen e votës dhe me censurën që bën ndaj medias, është duke i asgjësuar këto të drejta e liri të njeriut.

Statusi i plotë i Lulzim Basha në Facebook:

“Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne.

Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit.

Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.

Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.”?

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK KA SHQIPERI NE BE, PA DREJTESI QE NDESHKON KRIMIN

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili bën përgjegjës opozitën se po pengon aspiraten europiane …