BASHA: ASKUSH NUK DO TE SHKARKOJE PRESIDENTIN

Lideri demokrat Lulzim Basha i quajti blofe të kryeministrit Edi Rama, iniciativën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi dhe vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, edhe pas anulimit të tyre me një dekret të dytë nga kreu i shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen më 30 qershor dhe se askush nuk do të shkarkojë presidentin.

Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, edhe pse e mbështes, por vendimi Kushtetues dhe i përgjegjshëm i presidentit u shërben njerëzve shtoi Basha.

Kryedemokrati theksoi se përpjekjet tona nuk janë për pazare datash, po betejë për lirinë e votës.

Lexoni dhe kete

BASHKIA LEZHE ZBATON DEKRETIN E PRESIDENTIT

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve ku janë vendosur KZAZ dhe …