Sunday , 13 October 2019
Breaking News

BASHA: DOM SIMONI KTHEU GUXIMIN E SHQIPTAREVE QE ADHURUAN ZOTIN

25 vjetori i mbajtjes sė meshės sė parė nė varrezat e Kishės Katolike nė Shkodėr, pas viteve ’90-tė, ėshtė kujtuar edhe nga kryetari i opozitės Lulzim Basha. Me anė tė njė statusi nė faqen e tij nė Facebook, Basha thotė se 25 vjet mė parė nė Shqipėri u rikthye e drejta e shprehjes, ku mesha e Dom Simonit u dha zemėr tė gjithė shqiptarėve qė guxuan tė shprehnin adhurimin ndaj Zotit.

Basha: “Si sot 25 vjet mė parė, nė Shqipėri u rikthye e drejta e shprehjes dhe liria e ndėrgjegjes, me njė akt historik tė kurajos civile tė Dom Simon Jubanit, me meshėn qė mbajti nė varrezat e Shkodrės. Mesha e Dom Simon Jubanit i dha zemėr tė gjithė besimtarėve tė Zotit dhe ishte njė goditje nė zemrėn e regjimit komunist qė i kishte privuar qytetarėt nga liritė e tė drejtat themelore.

Pas kalvarit tė terrorit dhe burgosjes tė mijėrave qė guxuan tė shprehnin adhurimin ndaj Zotit, mesha e 4 nėntorit rihapi pėr shqiptarėt rrugėn e lirisė sė besimit, lirisė sė shprehjes dhe lirive politike.Nderim tė pėrjetshėm pėr Dom Simon Jubanin dhe veprėn e tij. Nderim pėr klerin shqiptar tė tė gjitha besimeve qė mbajti tė ndezur flakėn e besimit nė Zot”.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E LUMIT BUNA REAGON ZV/KRYEMINISTRI MALAZEZ

Pulat e ngordhura qĆ« notojnĆ« qĆ« disa ditĆ« nĆ« lumin Buna kanĆ« sjell edhe reagimin …