BASHA: GATI TE VOTOJME BYRONE, NQS NUK ESHTE NJE TRUK

Kryetari i opozitės, Lulzim Basha e pėrshėndeti miratimin e ligjit pėr Byronė Kombėtare tė Hetimit nga qeveria shqiptare. Nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD ai tha se mė nė fund qeveria pranoi variantin e opozitės dhe u tėrhoq nga vendimi i kryeministrit Rama pėr ta miratuar ligjin si pjesė tė Reformės nė Drejtėsi, siē u shpreh ai nė parlament njė javė mė parė. Basha u shpreh se nėse drafti ėshtė ai pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord edhe me Komisionin e Venecias, atėherė PD do t’i japė votat. Por nėse Rama ka devijuar nga ky variant, ligji nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė truk i Ramės pėr tė fituar kohė dhe nuk do tė mbėshtetet nga PD. Opozita kundėshton vartėsinė e Byrosė sė Hetimit vetėm nga qeveria.

“Sot, para se tė futesha nė kėtė mbledhje, mediat njoftuan se Qeveria paska kaluar Byronė Kombėtare tė Hetimit. Ėshtė e vėrtetė se ne u dakortėsuam me ndihmėn e miqve tanė amerikanė sikurse ėshtė e vėrtete se e mbajtėn nė sirtar pėr muaj. Nėse ėshtė drejtimi i Byrosė ėshtė siē parashikoi Venecia, ne i bashkojmė votat qė nesėr; nėse jo, ky ėshtė njė truk pėr tė fituar kohė. Tė njėjtėn lojė ėshtė pėrpjekur tė bėjė me Reformėn nė Drejtėsi, qė tenton ta kalolojė si njė anije kontrabandė me flamurin e Venecias. Ai ka mundėsi me vota qė ta bllokojė, por me tė ose pa tė, reforma do tė bėhet. Reformė e pranuar dhe konsensuale. Ka filluar tė ēirret, sepse nuk e beson kush, nuk ka reforma reale. Shqipėria nuk ka pėmirėsim nė asnjė sektor, por vetėm pėrkeqėsim. Nė vitin e tretė janė lėshuar me propagandė dhe vjedhje. Vjedhje me tendera me fitues tė paracaktuar. Propagandė pėr tė mbuluar dėshtimet e bujshme. E ndėrsa nuk e fshehin dot dėshtimin, ka mobilizuar miliona euro pėr reklama pėr t’i mbushur mendjen njerėzve se ka punė. Por tashmė, vetė qeveria ėshtė detyruar tė pėrgėnjeshtrojė propagandėn e shpifur tė Edi Ramės dhe ministrave tė tij. Ekonomia ėshtė pasqyra mė e vėrtetė e kėtij mashtrimi. FMN-ja ka deklaruar e zezė mbi tė bardhė se Shqipėria rezulton vendi i vetėm nė rajon se ka rritje tė papunėsisė. Rritet varfėria, rritet papunėsia, ulet ndihma ekonomia, bien investimet, fryhet kokoshi, derdhet propaganda. Sipas BSH-sė janė rritur me 8% transferimet e kompanive jashtė Shqipėrisė. Ku ka reforma? Fluturon gomari pėr reformat! Borxhi publik ka vazhduar tė rritet, 12% mė i lartė se nė vitin 2013. Nuk ka asnjė investim nė vend. Pyetja legjitime ėshtė: Ku kanė shkuar kėto para?” – ngriti pyetjen Basha.

Sipas variantit tė miratuar sot nė qeveri, “Drejtori i BKH-sė emėrohet nga ministri pėrgjegjės pėr rendin dhe sigurinė publike, me propozimin e  drejtorit tė Policisė sė Shtetit dhe pėlqimin paraprak, me shkrim, tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr njė periudhė 5-vjeēare, me tė drejtė riemėrimi. Drejtori i BKH-sė emėrohet nga radhėt e Policisė sė Shtetit dhe nė momentin e emėrimit i jepet grada “Drejtues i lartė”.

Lexoni dhe kete

MEDIU: NƋ ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, QYTETARƋT TƋ SHOHIN INTERESAT E TYRE

Kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorĆ« tĆ« zonĆ«s sĆ« Levanit tĆ« …