Sunday , 25 October 2020

BASHA: GJENDJA NE SHQIPERI SHUME E RENDE. RAMA TE NDERPRESE SHFAQJET TELEVIZIVE

Partia Demokratike dhe unė personalisht po ndjekim me vėmendje dhe shqetėsim tė madh situatėn e krijuar nė vend si rezultat i pėrmbytjeve masive anembanė vendit. Prej orėve tė para tė mėngjesit kam kontaktuar  me pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike nė zonat mė tė goditura, si dhe me tė zgjedhurit tanė lokalė por edhe me deputetėt e Partisė Demokratike. Gjendja vazhdon tė jetė shumė e rėndė. Prioriteti numėr njė pėr ne ėshtė ruajtja e jetėve njerėzore. Pėr fat tė keq ėshtė shėnuar viktima e parė nė Klos.

Dua t’i bėj thirrje kryeministrit tė ndėrpresė menjėherė shfaqjen televizive me Shtabin e Emergjencave “live” para kamerave, tė marrė vendimet qė nuk i ka marrė deri tani,e  ti bėjė ato transparente; vetė tė niset sė bashku me kryetarėt dhe drejtuesit e institucioneve nė krye tė detyrės aty ku qytetarėt pėrballen me izolimin nga uji, me rrezikimin e jetėve dhe tė nisin menjėherė masat lehtėsuese.

Padyshim qė gjendja klimaterike ka qenė e rėndė, ėshtė paralajmėruar si e tillė nga qeveria, nga Ministria e Brendshme prej disa ditėsh, por pėr fat tė keq nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr tė parandaluar efektet e tmerrshme siē ėshtė izolimi i familjeve, kėrcėnimi i jetėve njerėzore.

Humbja e njė jete njerėzore ėshtė njė lajm shumė i trishtė. Ēfarė kėrkojmė ėshtė qė qeveria dhe Edi Rama tė lėnė shfaqjet dhe tė zbresė nė terren.

Nė kėtė moment tė gjitha autoritetet do tė kenė mbėshtetjen e plotė tė opozitės me gjithēka qė mund tė ofrojmė, me burime njerėzore dhe gjithcka tjetėr qe kemi nė dispozicion. Po kėshtu kėrkojmė tė merren masa urgjente pėr njoftimin e popullsisė. Kemi marrė lajme, jemi njoftuar nga mediat pėr hapjen e portave tė hidrocentraleve. Nuk mund tė ndodhė orė pėrpara se sa tė jepet lajmėrimi, pėr qytetarėt.  Duhet tė kishin qenė nė gjendje tė njoftonin popullsinė mė pėrpara kur e dinin sė do tė kishte reshje, nėse do tė merrnin masa pėr hapjen e dyerve tė hidrocentraleve.

Pra, hapja e dyerve tė hidrocentraleve e cila do tė sjellė pėrmbytje edhe mė tė mėdha duhet tė ishte  bėrė  e ditur pėrpara popullsisė lokale. Por kjo nuk ėshtė koha qė tė merremi me kėtė problem qė qartėsisht tregon qė qeveria ėshtė tėrėsisht e papėrgatitur pėr kėtė situatė.

Ėshtė koha pėr ti bėrė thirrje qeverisė  tė dislokojė tė gjitha mjetet ushtarake dhe civile nė ndihmė dhe mbrojtje tė jetės sė qytetarėve, nė ndihmė dhe mbrojtje tė sigurisė sė qytetarėve

Opozita nė tė gjitha planet kėtu nė qendėr nga ku po e ndjekim situatėn, me tė zgjedhurit tanė lokalė, me kėshilltarėt tanė lokalė aty ku nuk kemi tė zgjedhurit tanė, me deputetėt tanė ėshtė dhe do tė jetė nė krah tė pėrpjekjes pėr tė ndihmuar tė dilet nga kjo gjendje.

Gjej rastin tu bėj thirrje qytetarėve tė mbrojnė mbi gjithēka jetėn e tyre dhe tė fėmijėve tė tyre sepse ajo ėshtė e parikuperueshme, gjithēka tjetėr edhe nė mos nesėr, pasnesėr do tė rikuperohet, e kam fjalėn pėr vlerat pronėsore. Jeta e tyre ėshtė prioriteti numėr njė, tė mbrojnė jetėn e tyre, tė familjeve tė tyre dhe tė fėmijėve tė tyre.

Dhe tė pėrsėris thirrjen ndaj  deputetėve tė Partisė Demokratike dhe tė pushtetit  vendor aty ku kemi tė zgjedhurit tanė, tė vazhdojnė tė jenė nė krye tė detyrės, siē kanė qenė qė nė orėt e para tė mėngjesit. Unė do tė vazhdoj tė mbaj kontakt dhe lidhje me ta.

Lexoni dhe kete

PƋRZGJEDHJA E KANDIDATƋVE PƋR DEPUTETƋ NƋ PARTINƋ DEMOKRATIKE

Komisioni i vlerĆ«simit tĆ« KandidatĆ«ve pranĆ« PD-sĆ« pĆ«rmbylli tĆ« enjtĆ«n proƧesin pĆ«r pĆ«rzgjedhjen e kandidatĆ«ve …