BASHA IRONIZON: DREJTORET E HIPOTEKAVE U EMERUAN NGA VETE RAMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur një farsë mesazhin e kryeministrit drejtuar krerëve të hipotekave. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Basha ka deklaruar se këta drejtues janë emëruar nga vetë Rama, i cili edhe i ka mbrojtur përsa i kanë shërbyer interesit të tij.

“Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë. Por për të kanë qenë në rregull sepse i kanë shërbyer pushtetit të tij personal dhe miqve të tij. Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet, siç beri me Çyrben e Hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Këtë shef hipoteke Edi Rama sot e ka bërë deputet. Çyrbja është modeli i tij për hipotekat, të tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush”, ka thënë Basha.

Lexoni dhe kete

“SHQIPERISE I ESHTE THENE JO PER HAPJEN E NEGOCIATAVE”

Gjermania i ka thënë JO hapjes së negociatave për Shqipërinë. Kështu u shpreh kryetari i …