Breaking News

BASHA: KJO QEVERI NUK PERFAQESON POPULLIN

Jemi këtu për ti treguar Europës se qeveria bizantine që sot na sundon nuk përfaqëson popullin dhe aspiratat e shqiptarëve. Kështu e nisi fjalimin e tij para protestuesve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që shtoi se jemi mbledhur për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më anti-europiane. Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues theksoi Basha.

Më tej, kreu i opozitës tha se nuk jam këtu për të kërkuar pushtet, por për të marrë kurajo dhe për t’iu dhënë kurajo për të qenë bashkë me qytetarët.

Protesta nisi rreth orës 11:00, ashtu siç ishte planifikuar, dhe u mbyll rreth orës 13:00. Një protestë e shoqëruar edhe me momente tensioni, përplasje, tymuese dhe fishekzjarre të hedhura fillimisht drejt kryeministrisë dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit kërkonin largimin e ministrit Xhafaj.

 

Lexoni dhe kete

LEZHE, PD FTON QYTETARET NE PROTESTE

Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka ftuar të gjithë qytetaret e këtij qarku pa …