Wednesday , 18 September 2019

BASHA: KOHA NUK PRET, JEMI NË NJË MOMENT DELIKAT

Pas një takimi me ambasadorin gjerman në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Ai pyeti se edhe sa të tjerë nga kryebashkiakët e rinj në vendin tonë janë me precedent penal. Sipas Bashës, këto janë provë që kriza e thellë politike ka një burim kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye. Basha shtoi se koha nuk pret dhe jemi në një moment delikat, ndërkohë PD dhe opozita e bashkuar gjatë javëve në vijim do shpalosin një platform masash për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndër të tjera, kryetari i PD-së kërkon ndjekjen penale të Prokurores së Përkoshme Arta Marku dhe Drejtuesen e Prokuroroisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela duke i akuzuar se duan të mbyllin dosjen 184.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …