Friday , 3 December 2021

BASHA: KOHA TË RIHAPIM PORTËN EUROPIANE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë të enjte në qytetin e Lushnjës, i cili është pritur me entuziazëm dhe ovacione nga qytetarë dhe simpatizantët e këtij qyteti.

Gjatë ecjes, Basha ka takuar qytetarë dhe biznese të cilët nevojën e ndryshimit e arsyetojnë me gjendjen e keqe ekonomike dhe me keq-qeverisjen e 8 viteve të fundit dhe i shprehën mbështetjen për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian” – tha Basha para qytetarëve.

Për këtë, Basha u kërkoi që të votojnë Partinë Demokratike, që ta bëjnë ndryshimin realitet me 25 prill.

Lexoni dhe kete

PS SHKODËR MBLEDHJE PËR TË AFRUAR SA MË SHUMË GRA NË PARTI

Partia Socialiste dega Shkodër ka organizuar një mbledhje, ku në fokus ishte përcjellja e mesazhit …