Saturday , 16 November 2019

BASHA KOMENTON VENDIMIN PËR ANËTARËSIMIN NË BE


Kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për Euroactiv ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe te realizojë potencialin e plotë për hapjen e negociatave. Basha tha se vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim.
“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.” – thekson Basha.

Lexoni dhe kete

EMËRIMET E DREJTORËVE NË DREJTORITË RAJONALE TË SHKODRËS, REAGIMI I ULQINAKUT

Çështja e emërimeve të drejtorëve të rinj në drejtoritë rajonale të Shkodrës vijon të prodhojë …