Friday , 22 January 2021

BASHA: KREU I FRPD- se, “NJE ANTARE NJE VOTE

Me parimin një anëtar një votë do të zgjidhet kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Lajmi është konfirmuar nga kreu i selisë blu Lulzim Basha i cili i bëri thirrje anëtarëve të marrin pjesë në debate dhe të ushtrojnë të drejtën e votës për kryetarin e ri të FRD-së.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Basha nënvizoi se anëtarësimi do të vazhdojë deri më 12 nëntor. Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë hyrë direkt në fazën e tyre intensive.

Kandidaturat e zyrtarizuara për të marë postin e kryetarit të FRPD-së ne Shkoder janë 4 anëtarë të Partisë Demokratike: Gjeorgjeta  Hila, Arvit  Bushati, Benardeta Syku dhe Denis Fani.

Postimi i plotë në “Facebook” i Lulzim Bashës:
Me parimin një anëtar një votë, përmes debateve të hapura në të gjithë vendin, të rinjtë demokratë do të zgjedhin kryetarin e ri të Forumit Rinor. Të gjithë anëtarët e ?#?FRPD janë të mirëpritur të marrin pjesë në debate dhe kanë të drejtë vote. Fituesi i shumicës së votave në të gjitha debatet e marra së bashku do të jetë drejtuesi i ri i FRPD. Anëtarësohu deri në 12 nëntor dhe zgjidh me votën tënde kryetarin e ri të FRPD!

Lexoni dhe kete

PËRMBYTJET, REAGON EDHE PD SHKODËR

Për situatën e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër ka reaguar edhe kreu i PD Shkodër, Xhevdet …