Sunday , 17 December 2017
Breaking News

BASHA: KRYEPROKURORI, DO PENGOJME RAMEN ME ÇDO KUSHT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi më 3 dhjetor të këtij viti mbaron mandati i Adriatik Llallës. Basha paralajmëroi se nuk do të lejojë që kryeprokurori të emërohet nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se do të përdorë të gjitha mënyrat për ta penguar një gjë të tillë.

“Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta, prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Rama. Ky që sulmoi prokurorët që kërkonin arrestimin e Tahirit. Miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të emërojnë kryeprokurorin, pasi do të thoshte fund i hetimeve për Tahirin, Dakon e etj. Ne nuk do ta lejojmë. Bie në konflikt me frymën e Reformës në Drejtësi, madje absurdi është që edhe Tahiri të votojë, dhe ky prokuror të nxjerrë Tahirin para drejtësisë. Me të gjitha format nuk do të lejojmë emërimin e Kryeprokurorit nga Rama”, shtoi Basha.

Më tej, Basha sulmoi ashpër Ramën edhe për drogën e krimit, duke thënë se lejon me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimin e plotë të policisë.

“Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimin e plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka kthyer Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin. Për tre vite me radhë, Rama gënjeu e manipuloi opinionin publik për të vërtetën e krimit, duke i dhënë këtij të fundit hapësirën për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën nga Rama për zgjedhjet. Krimi i organizuar është sot rreziku më i madh për destabilizimin e thellë të vendit. Lufta kundër krimit, duke nisur nga dekriminalizimi, duke pastruar strukturat e shtetit nga kriminelët është sot”

Hapi i parë është largimi i Ramës nga kryeministër. Ai është pengesa kryesore për drejtësinë. Qëllimi i tij është mbajtja me cdo kusht e pushteti. Strategjia e tij: mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia e bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë direkt në aktivitetin kriminal. Dekonspirimi nga MB i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë fakte. 2. Kapja e sistemit të drejtësisë, me qëllimin për të garantuar se këto s’do nxjerrin para drejtësisë kokat e krimit dhe do mbyllin dosjet për Tahirin, Dakon”, deklaroi kreu i PD.

Lexoni dhe kete

PASAPORTA E TAHIRIT, ALIBEAJ: PO I NGUSHTOHET RRETHI ATIJ DHE RAMËS

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për sa i përket …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin