Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet me 18 dhjetor. Ky është vendimi i kryesisë së PD, teksa Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng partinë.
Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, tha pas mbledhje së Kryesisë së PD-së, se u përbuzën demokratët. Sipas Palokës, nënkryetarët e PD-së pranojnë shkatërrimin e partisë vetëm për të mbrojtur karrigen e tyre.
Ndërkohë, Grida Duma ka mohuar akuzar se ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë që të shkrihet PD-ja.
Mbledhja e kryesisë së PD zgjati për rreth 6 orë dhe u shoqërua me debate dhe akuza të forta.