BASHA MBLEDH ALEATËT 1 DITË PARA PROTESTËS, JEP POROSITË E FUNDIT

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, ndërkohë që pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi në selinë e PD një mbledhje me aleatët. Burime pranë PD bëjnë me dije se kryedemokrati ka dhënë gjatë mbledhje porositë e fundit para protestës së nesërme, ku u ka kërkuar aleatëve të angazhojnë sa më shumë strukturat e tyre.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kreu i LZHK, Dashamir Shehu, Nard Ndoka i PDK, Fatmir Mediut i Partisë Republikane dhe Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat. Të pranishëm në këtë mbledhje mësohet se kanë qenë edhe aleatë jo parlamentar të Partisë Demokratike. Ajo që është vënë re gjatë mbledhjes ka qenë mungesa e kreut të PBDNJ- së, Vangjel Dule.
Pas përfundimit të mbledhje së vetmit që janë prononcuar për mediat kanë qenë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Basha është shprehur se protesta ditën e nesërme është një bashkim për të mbrojtur liritë themelore, si dhe nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ky i fundit dëshiron të emërojë një kryeprokuror politik, për të kapur drejtësinë.
Nga ana tjetër Shehi është shprehur se: “Këto vite janë shkelur ligjet ne kemi gjykuar e deri tek çështja e kryeprokurorit nuk e menduam që do arrinte. Shoqëria civile është shumë e majtë, e përgjumur për të vendosur një kandidat. Ky është një puç demokratike”.

Gjithashtu kreu i LZHK-së ka shtuar se Partia Socialiste duke zgjedhur kryeprokurorin e përgjithshëm do të mbylli dosjet korruptive dhe të hapi ato që i pëlqejnë.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …