Tuesday , 16 August 2022

BASHA: ME 25 PRILL DOLËM MË TË FORTË DHE MË TË BASHKUAR

Teksa zhvilloi një takim me strukturat e PD në Berat, kryedemokrati Lulzim Basha, tha se me 25 prill dolëm më të fortë dhe më të bashkuar.

Basha shprehu bindjen se qytetarët janë të vetmit që kanë përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën për ndryshimin e vendit.

Basha shtoi se Partia Demokratike është më e madhe se arritjet apo gabimet që mund të bëjnë ata që janë pjesë e saj dhe për këtë arsye kërkoi që nga ky proces i brendshëm, demokratët të dalin të bashkuar dhe të fortë.

Kryedemokrati Basha ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin për të bindur qytetarët se 25 prilli ishte një masakër elektorale.

Lexoni dhe kete

PD: BORDET E TRANSPARENCËS BASHKËPUNËTORË NË VJEDHJE

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Bordit të Transparencës përsa i përket lëvizjes në çmime të …