Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të marte një takim me një çift pensionistësh në kryeqytet.
Basha u bëri me dije se virusi është shumë i rrezikshëm dhe detyra e tyre është të ruajnë veten.
Kjo pasi qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Sipas Bashës, edhe në spitale ka fluks.
Ndër të tjera, Basha ka shprehur shqetësimin se jashtë vëmendjes po mbeten sëmundjet e tjera.