Sunday , 29 November 2020

BASHA: NË 24 ORË KAM PARË SA I KOLAPSUAR ËSHTË SISTEMI SHËNDETËSOR

Në bashkëbisedimin e radhës me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha, u shpreh se në 24 orët e fundit e ka parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP – tha Basha, ndërsa theksoi se mungesa e testimeve është përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

Sipas Bashës, një problem i madh tjetër është edhe se pasi merret vesh që qytetarët kanë Covid, nuk kanë para për të marrë ilaçet.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …