Wednesday , 18 September 2019

BASHA NË MBLEDHJEN E ASAMBLESË POLITIKE TË PARTISË POPULLORE EUROPIANE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në mbledhjen e Asamblejsë Politike të Partisë Popullore Evropiane. Nga kjo mbledhje, ai tha se zgjidhja e krizës në Shqipëri kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nga Brukseli ku po zhvillohen punimet e kësaj Asambleja, Basha u takua me përfaqësues të partive anëtare të PPE-së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamentin dhe Komisionin Europian, si dhe Parlamentet e vendeve anëtare.

“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore. Aspiratë e shqiptarëve, por edhe si garanci për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë. Siç u dëshmua nga raporti i OSBE/ODHIR për votimet moniste dhe antikishtetuese të 30 Qershorit, zgjedhjet nuk janë as të lira, as demokratike. Hapja e negociatave është e rëndësishme, pasi do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë.” – tha ndër të tjera Basha.

Më tej, kryedemokrati theksoi se Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike, prandaj zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …