Sunday , 17 January 2021

BASHA: NUK U MORËN MASA PËR SIGURINË E NXËNËSVE NGA PANDEMIA

​Kryetari i PD, Lulzim Basha, në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, bashkëbisedoi këtë të hënë me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar.

Shqetësimi i parë që ngritën gjimnazistët ishte ai i pandemisë së COVID-19. Për këtë, Basha tha se asnjë prej masave nuk u morën për sigurinë e nxënësve.

Duke u ndalur tek problematikat e arsimit, kreu i opozitës tha se garancia për një nivel të mirë studentësh, është cilësia e arsimit parauniversitar.

Sipas Bashës, për këtë duhet një plan nga qeveria.

Lexoni dhe kete

PD DENONCON NGA ZONAT E PËRMBYTURA NË LEZHË

Përfaqësuesit e PD, Lindita Metaliaj dhe Belind Këlliçi, ishin me banorë të prekur nga përmbytjet …