BASHA PERKUJTON 73-VJETORIN E LEVIZJES ANTI-KOMUNISTE TE KELMENDIT

Kjo e Enjte e 15 shkurtit shenon 73-vjetorin e Levizjes Anti-komuniste te Kelmendit. Ne lidhje me kete ngjarje ka reaguar edhe kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha.

Ne nje postim ne rrjetin social “facebook”, Basha shkruan: “73 vjet më parë malësorët e Kelmendit i dolën përballë të keqes së madhe që po i avitej vendit dhe kombit, regjimit gjakatar, me kryengritjen e parë anti-komuniste në Europë. Prijësi legjendar, Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë, ashtu sic pati qëndruar për të mbrojtur trojet shqiptare të Kelmendit që falë tij i kemi dhe sot.  Për të gjithë qytetarët e lirë, për ne demokratët, kryengritja antikomuniste e Kelmendit është një burim frymëzimi, një shembull i kurajos e sakrificës për vlerat dhe orientimin europian. Pasardhësit e komunistëve dëshmuan me shembjen që i bënë mureve të kullës së Prek Calit në Vermosh se ata nuk janë të qetë me heronjtë e vërtetë as sot, pas 73 vitesh. Sepse heronjtë e kësaj bande qeverisëse janë kriminelët dhe trafikantët me të cilët ndajnë milionat e krimit. Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do ti kujtojmë përherë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, si kalorës të lirisë, të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të misionit tonë politik.”

Lexoni dhe kete

HAPJA E SEZONIT TURISTIK NE VELIPOJE

Lojëra me dorë, Hendboll dhe Volejboll, si dhe muzikë me këngë e valle dhe me …