Monday , 25 October 2021

BASHA: PLANI I PD PO SULMOHET NGA ATA QË NUK BËNË ASGJË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me disa përfaqësues të Shoqatës së Fasonëve i është përgjigjur kritikave në lidhje me programin ekonomik të prezantuar nga PD.

Basha tha se politika e premtimeve të pambajtura ka dështuar dhe pikërisht për këtë arsye, kjo politikë e premtimeve boshe sulmon programin që Shqipëria fiton.

Sipas tij plani po sulmohet nga ata që nuk bënë asgjë, duke iu referuar këtu qeverisë.

Basha u shpjegoi përfaqësuesve të Shoqatës së Fasonëve, 3 objektivat e para që do të realizojë nëse do të vijë në pushtet.

Ndër të tjera, Basha tha se kjo qeveri duhet të largohet me 25 prill.

Lexoni dhe kete

RAMA I PËRGJIGJET AKUZAVE TË BASHËS

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës. Rama tha …