Wednesday , 25 April 2018

BASHA: POPULLI MUND TË MARRË NË DORË FATET E KUVENDIT

Kreu i opozitës Lulzim Basha ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatet e Kuvendit, pasi fjala e lirë dhe demokracia po rrezikohen. Deklarata e Bashës erdhi pas mbylljes së seancës plenare. ‘Edi Rama preu zërin dhe fihgurën. Ministri i sigurimit të shteti aplikoi metodat komuniste, duke ndaluar fjalën e lirë’-tha gjatë fjalës së tij jashtë sallës së parlamentit, kryedemokrati Lulzim Basha.

Deklarata Bashes

“Javën e kaluar, Edi Rama i preu zërin dhe figurën Parlamentit. Sot urdhëroi ministrin e Sigurimit të Shtetit të aplikonte format e diktaturës komuniste për ti mbyllur gojën opozitës. Parlamenti është vendi ku opozita ushtron të drejtën e saj të patjetërsueshme për debat dhe fjalën e lirë. Nëse kjo e drejtë shkelet, nëse Rregullorja e Parlamentit shkelet, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë nën thundrën e krimit të bërë njësh me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin,  atëherë ora e këtij Parlamenti merr fund shumë shpejt. Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe në respekt të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Edhe kur mendimet janë krejtësisht të papajtueshme është ky Parlament që garanton paqen sociale dhe bashkëekzistencën demokratike.

Me fjalë të tjera, nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe njëherë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe, dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër, atëherë ka ardhur koha të themi të vërtetën troç; paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre.

Pas këtij atentati ndaj demokracisë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të shqyrtojë këtë gjendje të rëndë dhe do të rekomandojë hapat e mëtejshëm që Partia Demokratike, jo vetëm Grupi Parlamentar i saj, por edhe aleatët tanë, dhe gjithë qytetarët, do të hedhim së bashku. Ne nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë.”

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …