Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar propozimin hibrid të SHBA dhe BE, për reformën në drejtësi. Kreu i PD tha se reforma është drejt miratimit, ndërsa i bëri thirrje mazhorancës që të japë konsensusin.
“Mbledhja e grupit ka qenë një mbledhje jashtëzakonisht produktive, ku grupi ka rrahur mendimet për situatën aktuale. Është informuar për situatën e djeshme dhe për fatin e keq për pengesat e nxjerra pas finalizimit të marrëveshjes. Është informuar për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e këtyre dy çështjeve, në mënyrëp që të shmanget çdo politizim në këtë fazë të fundit të reformës në drejtësi. Cila palë e përdor për kapital politik dhe cila palë e përdor për shqiptarët. Qëndrimi i grupit është unanim, koheziv, Partia Demokratike është për miratimin e kësaj reforme.” u shpreh Basha.
I pyetur për debatet brenda PD lidhur me qëndrimin e ambasadorit të SHBA, Basha tha është i gatshëm të diskutojë me partnerin strategjik të shqiptarëve.