Sunday , 17 November 2019

BASHA: RAMA, FAJTOR PËR DËSHTIMIN E NEGOCIATAVE ME BE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një dalje për mediat tha se kryeministri Rama është i vetmi person, fajtor për dështimin e negociatave me BE. Kreu i opozitës deklaroi se Rama dështoi në dy mandate me integrimin dhe për këtë duhet të hapë krahun, që shqiptarët të mos paguajnë më faturën e dështimit të tij.

Basha ripërsëriti qëndrimin e tij se opozita nuk tërhiqet nga platforma me 5 pika për reformën zgjedhore.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se 9 kushtet e Bundestagut gjerman, janë rruga dhe udhërrëfyesi për të dalë nga kriza politike e cila ka hyrë në muajin e 9.

Lexoni dhe kete

DORIS PACK: SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE DIKTATURE

Shqipëria ndodhet në një sistem të ri diktatorial dhe qeveria është e lidhur me krimin. …