Saturday , 19 October 2019

BASHA: RAMA KA VENDOSUR NJE PUSHTET AUTOKRATIK

Sistemi i drejtësisë është shpartalluar dhe administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm. Kështu u shpreh në një dalje për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës shtoi më tej kryedemokrati Basha.

Reagimi i Bashës erdhi pas arrestimeve të policisë së shtetit ndaj dhjetëra anëtarëve dhe mbështetësve së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd. Sipas Bashës, këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Lexoni dhe kete

“EDI RAMA, KAMPION I VJEDHJES SË QYTETARËVE SHQIPTARË”

“Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili …