Saturday , 8 August 2020

BASHA: RAMA KËRKON TË KAPË GJYKATËN KUSHTETUESE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu deklaroi se tentativa e përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Sipas tij, Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori.

Basha theksoi se rrugëdalja është kthimi i legjitimitetit duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do t’i japim fund paligjshmërisë në pseudoparlamentin ku ndodhen akoma figura të krimit të organizuar, figura të emëruar nga krimi i organizuar dhe një pseudo-opozitë antikushtetuese, që siç e ka parë çdo shqiptarë është faqja e zezë edhe e faqes më të zezë të parlamentarizmit shqiptar.

Për Bashën, Rama e ka zakon të fshihet pas grave ose pas Ambasadave.

Lexoni dhe kete

PD KUNDËR ZGJEDHJEVE ME 30 KORRIK NË UNIVERSITETE

Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të ministrisë së arsimit për zhvillimin …