Sunday , 29 November 2020

BASHA: RAMËN E KA KAPUR PANIKU, OPOZITA DO FITOJË ZGJEDHJET

Kryedemokrati, Lulzim Basha, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, ato i fitonte PS, duke thënë se sipas tij Ramën e ka kapur paniku.

Opozita sipas Bashës do të ketë fitore të thellë në zgjedhje. Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? – pyeti Basha.

Sipas Bashës, këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen shtoi Basha.

Basha theksoi se shqetësimi kryesor i tij është ai i qytetarëve.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …