Friday , 30 October 2020

BASHA: SHIFRAT FALSIFIKOHEN, NUMRI I INFEKTIMEVE MË I LARTË

Në një tjetër komunikim me mediat, kreu i PD, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se shifrat falsifikohen, pasi numri i infektimeve është më i lartë.

Kemi 6 muaj që bëjmë thirrje që mijëra mjekë të familjes të bëhen pjesë e betejës që po bëhet edhe më e ashpër, më infektuese, më vdekjeprurëse për bashkëqytetarët tanë – theksoi Basha.

Më tej, ai shtoi se nuk mundet të pranojmë si opozitë se një çështje që ka të bëjë me jetën e çdo shqiptari, e gjeli të vazhdojë të kakarisë si pulë nga mëngjesi në darkë. Për të fshehur realitetin e hidhur për të cilin është përgjegjës me batuta qesharake.

Sipas Bashës, sot duhet të kishte nisur hetimi për përgjegjësit, për ministren e shëndetësisë dhe të tjerët.

Ndër të tjera, kryedemokrati tha se vendi është afër greminës.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …