Saturday , 24 October 2020

BASHA SHPALL REPUBLIKËN E RE: BËHUNI GATI PËR MARSHIMIN FINAL

Kryetari i PD-së shpall Republikën e re dhe i bën thirrje mbështetësve të bëhen gati për marshimin final por pa dhënë detaje më shumë se çfarë kuptonte me marshimin final.

Fjalimin gati një orësh që kryetari i PD-se mbajti para mbështetësve të opozitës të cilët sot në orën 12:00 mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbyll me thirrjen e Bashës: “Republika e re do të marshojë deri në fitore totale. Zgjedhje të lira, qeveri teknike.  Kthehuni në shtëpitë  dhe bëhuni gati për marshimin final.

Basha tha se në atë shesh ndodheshin 600 mijë qytetarë dhe se protesta e sotme ishte referendum për republikën e re dhe se republika e vjetër duhej të harronte zgjedhjet pa opozitën.

“Ti lutemi Zotit ti hapë sytë e veshët kundërshtarëve të pakët, ti thërrasin mendjes e hapin rrugën përmes dialogut. Le të zotohemi që kjo që themeluam  sot këtu, pasuria jonë e përbashkët, Republika e Re nuk do të ndalet nuk do të thyhet por do të marshojë në fitoren totale. Me Republikën e re duam dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

 Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në Shqipëri. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë kurrë. Zgjedhjet pa opozitën ti harrojë republika e vjetër dhe çdo kush që qëndron pas saj”.

 “Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re. Jemi tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik” .

Lexoni dhe kete

BUXHETI I VITIT 2021, PD AKUZA NDAJ RAMËS

Partia Demokratike ka reaguar edhe për buxhetin e vitit 2021, ku akuzohet se ka në …