Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

BASHA SHPALOS PRIORITETET E PD PËR EKONOMINË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës ‘Mikrofinanca Shqiptare’. Në këtë takim Basha konfirmoi si prioritete të qeverisjes së ardhshme fuqizimin e biznesit të vogël, hapjen e bizneseve të reja, kryesisht nga të rinjtë dhe punësimin i tyre, si mbështetjen e bujqësisë.

Basha ndau shqetësimin për mungesën e likuiditetit dhe për krizën ekonomike. “Nëse nuk veprohet shpejt për tejkalimin e saj, kjo do të verë në pozitë të vështirë sistemin bankar dhe veçanërisht institucionet e mikrokreditit, pasi do të rritet pamundësia e qytetareve dhe bizneseve për t’i shlyer kreditë.”- u theksua në takimin me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare.

Për Partinë Demokratike, krijimi i mundësive për të hapur një biznes, fuqizimi i bizneseve të vogla, rritja e mundësive për punësim është një nga synimet kryesore të saj.

“Në planin tonë ne planifikojmë garanci shtetërore ndaj institucioneve të mikrokreditit për të ndihmuar ato në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të drejtuara kryesisht nga të rinjtë, ndërsa me prioritet do të konsiderohet dhe mbështetja për bujqësinë. Programi ekonomik i Partisë Demokratike ka në fokus të tij uljen e barrës fiskale sidomos për biznesit e vogël, mbështetjen me subvencione ndaj fermerit me të paktën 100 milionë euro në vit, eliminimin e procedurave të tepërta burokratike dhe krijimin e kushteve për konkurrencën e lire e të ndershme nëpërmjet një procesi dialogu me të gjithë aktorët kryesorë të tregut financiar.”- u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha në takimin me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare.

Lexoni dhe kete

PD NIS FUSHATËN ELEKTORALE

Ka nisur faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Procesi …