Saturday , 25 November 2017

BASHA: SHQIPERIA, NE LISTEN E ZEZE TE SHBA- se

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë se, akuzat e opozitës ndaj qeverisë për pastrimin e parave të drogës vërtetohen nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.  “Departamenti i Shtetit përfshiu këtë vit Shqipërinë, për herë të parë, në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave, ku përcaktohet se bankat bëjnë transaksione parash që përfshijnë shuma të konsiderueshme të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, në gusht 2017, një tjetër raport ndërkombëtar për pastrimin e parave, Indeksi i Bazelit, e renditi Shqipërinë si një ndër 3 vendet kryesore për rrezikun e pastrimit të parave në Europë. “Bumi i beftë i ndërtimit është rezultat i parasë që vjen nga droga. Koncesionet e Ramës me pronarë që fshihen në parajsa fiskale apo që Rama i mban të fshehta mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, në Shqipëri paraja e pistë po sposton atë të pastër dhe po mban larg investimet e huaja, të cilat sipas tij kanë munguar në 4 vitet e fundit. Duke akuzuar qeveritarët se blejnë vila dhe pasuri të tjera të patundshme brenda e jashtë Shqipërisë, Basha ka nënvizuar se duhet patjetër të ndalet projekti “1 miliard euro” dhe për këtë i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë.

“Çdo konçesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të hetohet me transparencë në çdo detaj. Prokuroria, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të në çdo akt koncensioni dhe tenderi qeveritar”, ka shtuar Basha.

Lexoni dhe kete

DREJTORET E SPITALEVE, REAGON SPAHIA: EMERIME PARTIAKE

Pas publikimit të listës së drejtorëve të rinj të spitaleve në vend nga ministria e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin