Thursday , 19 April 2018

BASHA: SOT KERCENOHET LIRIA E ZGJEDHJES

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “sot na kërcënohet liria, në veçanti ajo e zgjedhjes”.  Pas vizitës në ekspozitën e hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i opozitës deklaroi se mesazhi i tij ka qenë se ia vlen çdo sakrificë për liri.

“Bashkë me z Bumçi vizituam sot një ekspozitë të hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga kjo botë e At Zef Pllumit. I rekomandoj kujdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, të vijë e ta shohë, është frymëzuese, prekëse. Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si një dëshmi autentike e ferrit komunist, si ndërgjegja e një shoqërie që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë, se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Së fundmi, dua të them se At Zef Pllumi, vepra, jeta e tij, virtytet e tij nuk e kanë vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Në muze e ka vendin e keqja e cila bën vend ditë për ditë në jetën e shqiptarëve. Qoftë ky bekimi i heshtur i At Zef Pllumit që shoqëria dhe qytetarët shqiptarë ta gjejnë forcë, ta kyçin të keqen në muze e ta zbresin të mirën në jetën e tyre të përditshme.”

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …