BASHA: SULMET KUNDËR OPOZITËS NUK I FSHEHIN DOT DËSHTIMET

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Basha përsërit thirrjen për qeverinë ndërsa thekson se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.
“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.” – thuhet në deklaratën e Bashës.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në …