BASHA, TAKIM ME DHOMËN E TREGTISË DHE INDUSTRISË

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar këtë të dielë me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19 dhe për alternativat e PD për rimëkëmbjen. Basha deklaroi se menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Sipas kreut të PD-së, opozita ka një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve.

“Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje. Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.” – shkruan Basha.

Lexoni dhe kete

AMULI: RAMA PO MANIPULON SHQIPTARËT

Procesi me të cilin ka hyrë PD është mëse i qartë dhe përzgjedhja e kandidatëve …