Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Pajovë të Peqinit, tregoi planin e PD për këte kategori.
Ai tha se vizioni i tyre për fermerët, është që të subvencionojnë këtë kategori, të sigurojë pensionet për fermerët si dhe të mundësojë arsimimin për familjet që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollimin për fëmijët e tyre.
Basha u tha fermerëve që po nuk mbajti premtimet nuk do të vijë më për mandat të dytë dhe nuk do u kërkojë votën.