Pas vizitës me kreun e Presidencës së ardhshme të BE në Slloveni, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Gjatë bisedës, Basha i njohu drejtuesit e qeverisë kroate me planin e tij për integrimin si dhe angazhimin e tij nesër në qeveri për të bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për tu bërë pjesë e BE, proces i cili ka ngelur në vend-numëro këto 8 vite.
Ndër të tjera, kryedemokrati Basha theksoi se do ketë bashkëpunim me Kroacinë në fushën e turizmit.