Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të shtunë një takim online me studentë dhe përfaqësues të European Democrat Students.
Në fjalën e tij, Basha tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë.
Ndër të tjera, kreu i opozitës përsëriti angazhimin e tij për të abroguar ligjin e Ramës për Arsimin e Lartë dhe në vend të tij, hartimin e një ligji nga pedagogët dhe ekspertët më të mirë konsultuar me vetë studentët.