Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha, iu përgjigj akuzave të mazhoracës se opozita po kërkon të bllokojë vettingun. Në parlamentin e improvizuar në çadrën e protestës, Basha tha se dëngla e tyre si beson askush, ndërsa lëshoi dhe një sfidë për kryeministrin Rama.
Gjatë punimeve të parlamentit, opozita mungoi në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i demokratëve paralajmëroi intensifikim të protestave.