Wednesday , 1 April 2020

BASHA: TËRMETI NXORRI NË PAH DËSHTIMIN E QEVERISË

Tërmeti i 26 nëntorit, paketa anti-shpifje e propozuar nga mazhoranca, ekonomia e vendit dhe zgjedhjet e lira kanë qenë në fokus të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm në aktvitetin e përvitshëm të Akademisë Politikë. Duke u ndalur tek tërmeti, kryedemokrati tha se ai nxori në pah dështimin e qeverisë Rama, ndërkohë vlerësoi angazhimin e FRPD në situatën e tërmetit, duke shtuar se në Shqipëri ka një brez të ri për të marrë në dorë fatet e vendit.

Nga ana tjetër, më i ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që bëri një sërë akuzash për kreun aktual të qeverisë.

I ftuar për të dytin vit radhazi në Akademinë Politike të FRPD-së, ishte edhe Christian Kremerë zv/Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane, i cili vuri gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …